Chiellini në dyshim

Chiellini në dyshim

15 April 2019 16:01

Mbrojtësi mund ta humbë ndeshjen kthyese ndaj Ajaxit

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, mund ta humbasë edhe ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Ajaxit në Champions League.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi nuk ka arritur të rikuperohet për këtë takim, pas lëndimit të pësuar javën e kaluar, transmeton KTV.

Stafi mjekësor pritet ta përcjellë gjendjen e italianit, dhe të vendosë nëse lojtari mund të luajë në ndeshjen kthyese.

Për dallim me Chiellini, i gatshëm për këtë takim pritet të jetë Emre Can, që ka arritur të rikuperohet me kohë për këtë takim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme