Juventusi në garë për Fernandesin

Juventusi në garë për Fernandesin

15 April 2019 12:44

Pas Manchester Unitedit e PSG-s, edhe Juventusi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Sportingut, Bruno Fernandes ka njoftuar të hënën gazeta portugueze “Record”.

Mësohet se Juventusi është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro dëmshpërblim për lojtarin që po shkëlqen këtë edicion te Sportingu, transmeton “Koha Ditore”. 24-vjeçari, krahas 28 golave ka bërë edhe 15 asistime në 47 ndeshje për Sportingun në të gjitha garat.

Fernandes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023, ekip të cilit iu bashkua nga Sampdoria në vitin 2017 për 9.5 milionë euro. Ai karrierë ka bërë edhe te Udinese e Novara kurse ka edhe 11 paraqitje për Përfaqësuesen e Portugalisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme