Sport

Chelsea kthen sytë kah Pepe

Foto: Reuters

Skuadra e Chelseat është futur në garë për sulmuesin e krahut të Lillet, Nicolas Pepe ka bërë të ditur “Daily Mail” të hënën.

Bëhet e ditur se Chelsea tashmë ka nisur negociatat me ekipin francez, të cilit i kanë ofruar 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 23-vjeçarit në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”. Pepe te Chelsea shihet si zëvendësim ideal për Eden Hazardin, i cili pritet të largohet nga londinezët në vere.

Pepe këtë edicion po shkëlqen te Lille dhe është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë. Ai ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 14 herë në 35 ndeshje në të gjitha garat për Lillen.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 dhe është reprezentues i Bregut të Fildishtë.