Ribery drejt Katarit Foto: Reuters

Ribery drejt Katarit

15 April 2019 12:07

Mesfushori francez Franck Ribery pritet që pas përfundimit të këtij edicioni të vazhdoj karrierën te skuadra nga Katari, Al-Sadd.

Revista gjermane “Kicker” të hënën ka njoftuar se Ribery do të largohet nga Bayern Muencheni në fund të këtij edicioni, pasi ekipi bavarez ka vendosur që mos t'ia rinovoj kontratën që i skadon në verë.

Mësohet se Ribery është pranë marrëveshjes me ekipin nga Katari, i cili i ka ofruar 36-vjeçarit kontratë për dy vjet, transmeton “Koha Ditore”. Te kjo skuadër, Ribery do të jetë bashkëlojtarë me ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandezin.

Ribery prej vitit 2007 është pjesë e Bayernit kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 33 paraqitje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme