Sport

Lille “shkel” PSG-në, shtyhet sërish festa për titull

Lille ka shkelur Paris Saint-Germainin në xhiron e 32-të të Ligue 1 për të shtyrë akoma festën e parisienëve për titull kampioni.

5 me 1 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Një autogol i Meunierit dhe nga një gol i Pepes, Bambas, Gabrielit e Fontes ia sollën Lillet fitoren e thellë ndaj liderit PSG, për të cilin golin e nderit e shënoi Bernati.

Deri tash, PSG prin me 81 pikë, 17 më shumë se Lille që është i dyti. Një fitore e ardhshme ia sjell PSG-së titullin e radhës.

Image