Zyrtari i FIFA-s nga Kuvajti jep dorëheqjen pas akuzave për ryshfet Foto: Reuters

Zyrtari i FIFA-s nga Kuvajti jep dorëheqjen pas akuzave për ryshfet

01 May 2017 14:14

Sheiku Ahmed el-Fahad el-Sabah, anëtar i familjes mbretërore të Kuvajtit është tërhequr nga detyra e tij nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) pas pretendimeve rreth tij për ryshfet.

Sheiku Ahmed el-Fahad el-Sabah, i cili është edhe kryetar i Këshillit Olimpik të Azisë (OCA) dhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka njoftuar se për shkak të pretendimeve për ryshfet është tërhequr nga anëtarësimi në Këshillin e FIFA-s dhe bordi drejtues i AFC, dhe se nuk do të jetë kandidat në kongresin e FIFA-s, i cili do të mbahet më 10-11 maj në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, raporton AA.

Duke përgënjeshtruar akuzat el-Sabah është shprehur “Nuk dëshiroj që këto pretendime të jenë shkak për ndarjen dhe shpërqendrimin e vëmendjes në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s dhe AFC-së”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme