Sport

Rrëfimi për derbin më të madh kroat: Hajduk - Dinamo

Me të nisur ndeshja, ultrasit e Hajduk Splitit fillojnë të kërcejnë. Tifozët kërcejnë në sinkron dhe dridhin njërën anë të tribunave. 

Në një tavolinë 200 metra larg, një gotë e ujit nis të dridhet dhe të ngjason sikur me skenën e famshme të filmit “Jurassic Park”. Stadiumi “Poljud” në Split, është ndërtuar për të mbijetuar nga tërmetet. Tifozët e Hajdukut e testojnë këtë teori. Stadiumi po dridhet. 

Kur kalon një orë në ndeshjen e së mërkurës ndërmjet Hajdukit dhe rivales së përbetuar Dinamo Zagrebit, një det me raketa ndriçuese ndriçon pjesën e tribunave të tifozëve të Hajdukut, shkruan sot Koha Ditore.

Këto mjete piroteknike zyrtarisht janë të ndaluara, por disi tifozët arrijnë t’i fusin në stadium duke i fshehur nëpër pantallona apo nëpër xhaketa. Fusha dhe tribunat ngulfaten nga tymi, fillimisht duke dhënë skena të shenjta, por më pas thjesht bllokohet pamja. 

Një numër i mjeteve piroteknike hidhet në shtegun e atletikës dhe në fushë të lojës, duke detyruar portierin e Dinamos, Dominik Livakoviq, që të largohet jashtë zonës së rreptësisë për sigurinë e tij. Vetëm atëherë referët ndalin lojën për disa minuta.

Kur mesfushori i Hajdukut, Mijo Caktash, mori karton të kuq pasi goditi me bërryl një kundërshtar duke nxitur zënkë mes gjithë 22 lojtarëve në fushë, ai u duartrokit teksa largohej nga fusha sikur të ishte një ushtar që vetëm sa ishte kthyer në shtëpi nga lufta. 

Në një sektor të tribunës veriore, tifozët vendas nisin një zjarr dhe karriget digjen. Tifozët vazhdojnë të kërcejnë, rreth tri metra nga zjarri. Në asnjë moment asnjëri nuk vepron, sikur është diçka krejt normale. Mirë se vini në derbin e madh të Kroacisë!

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)