Sport

Kryetari i Feronikelit i mllefosur paralajmëron dënime për lojtarët e stafin, humbjen e quan marre të madhe

Kryetari i KF Feronikelit, Naser Ramaj është shumë i mllefosur për humbjen që pësoi sot ekipi i tij në shtëpi ndaj Ferizajt duke rrezikuar shumë që të mos e fitojë titullin.

Feronikeli pësoi 1 me 2 në shtëpi ndaj Ferizajt. Megjithëse është lider Feronikeli në krye të tabelës ka po aq pikë sa ka edhe Prishtina, 62, derisa me dy pikë më pak vendin e tretë aktualisht e mban Llapi, transmeton Koha.net.

Ndizet gara për titull, Prishtina fiton e Feronikeli pëson

Kreu i Feronikelit, Ramaj ka komentuar në faqen e klubit dhe i ka paralajmëruar lojtarët dhe stafin teknik se do të dënohen për humbjen e sotme, humbje këtë që e quan marre të madhe.

“Kjo që ndodhi sot është e pafalshme, do të dënohet e gjithë ekipa po ashtu edhe stafi udhëheqës. Është një marre e madhe sa nuk mund ta përshkruaj”, thuhet në njërin nga komentet e Ramajt, që shkruan më tutje “Feronikeli është shumë marre për ju, tepër jam i zhgënjyer në ju sa me mend s’mund ta merrni, ju jeni zhgënjimi jem më i madhi deri tash. Do t’i merrni dënimet e merituara”.

{gallery}