Sport

Trajneri i Lyonit jep dorëheqje

Descriptive Text

Trajneri i Lyonit, Bruno Genesio ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, dhe do të jetë pjesë e klubit francez vetëm deri në fund të këtij edicioni.

Lyoni pësoi humbjen e tretë radhazi në të gjitha garat të premten mbrëma, ku pësuan 2 me 1 nga Nantesi, derisa Genesio ka thënë se dorëheqjen e ka ofruar për shkak të energjisë negative që është krijuar ndaj tij, e që po ndikon edhe te lojtarët e klubi, transmeton Koha.net.

“Qe disa kohë jam përballur me një klimë negative, që ka ndikuar negativisht te lojtarët dhe klubi”, ka thënë Genesio, që ishte emëruar trajneri Lyonit më 2015 dhe nuk ka sjell asnjë konferencë. “Kam pasur një bisedë të gjatë me presidentin me ç’rast ia kam konfirmuar se nuk do të vazhdoj edhe sezonin e ardhshëm. E në mëngjes iu kam konfirmuar edhe lojtarëve. Derisa u kam kërkuar që të jenë të bashkuar që ta dërgojmë klubin në Ligën e Kampionëve”.

Lyoni përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se presidenti i klubi ka pranuar dorëheqjen e trajnerit.