Nuri Shahin i impresionuar me Rashicën

Nuri Shahin i impresionuar me Rashicën

13 April 2019 16:23

Sulmuesi nga Kosova ka arritur të shënojë gola të rëndësishëm dhe të asistojë me fanellën e Werder Bremenit.

Ai është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

Rashica është bërë ndër lojtarët më të pëlqyer te Bremeni dhe klubi pothuajse çdo ditë poston në rrjetet sociale për të.

Image

Postimi i fundit nga Bremeni ishin dy foto nga prapa të Rashicës dhe Nuri Sahinin përpara, ku turku shihet duke e duartrokitur mesfushorin e Kosovës.

Image

“Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Shahin të duartroket”, thuhet në postimin e klubit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme