“Bianconerët” mendojnë shitjen e Dybalas për të marrë fonde të mjaftueshme

“Bianconerët” mendojnë shitjen e Dybalas për të marrë fonde të mjaftueshme

13 April 2019 14:12

Juventusi po përgatitet që ta shesë Paulo Dybalan, në mënyrë që fondi prej 100 milionë eurove të fituara të shpenzohet për të jashtëzakonshmin e Benficas, Joao Felix.

“Tuttosport” bën të ditur se Juventusi po bën hapa para për ta transferuar 19-vjeçarin, i cili realizoi het-trik në Ligën e Evropës kundër Frankfurtit.

Dybala e ka humbur vendin e titullarit nga trajneri Max Allegri, dhe mund të jetë njeriu kyç te “Zonja e Vjetër”, për ta transferuar yllin portugez, transmeton KTV.

Argjentinasi ka shënuar dhjetë gola në 37 ndeshje me Juventusin këtë sezon, por “Bianconerët”, për ta marrë Joao Felixin duhet ta mposhtin konkurrencën e Bayernit, Real Madridit, Barcelonës dhe dy klubeve nga Manchesteri.

Felix ka shënuar 15 gola në 36 takime me fanellën e Benficas këtë edicion, e ka shtuar edhe shtatë asistime.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme