Mercedesi synon Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1, Bottas niset i pari Foto: Reuters

Mercedesi synon Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1, Bottas niset i pari

13 April 2019 13:22

Valtteri Bottas do ta nisë garën e 1000-të të Formula 1 në Kampionatin Botëror nga vendi i parë, pasi i siguroi Mercedesit së bashku me shoferin tjetër të ekipit, Lewis Hamiltonin, dy vendet e para të shtunën.

Në Grand Prix-in kinez në Shanghai, i kualifikuar në vendin e tretë ishte Sebastian Vettel i Ferrarit, që doli para Charles Leclercut, po ashtu nga ekipi i “Kokëkuqes”.

Bottas, njëherësh, u bë vozitësi i tretë i ndryshëm që e fiton “pole-position” në tri gara këtë sezon.

Këtë sukses, Bottas e përfundoi garën për një minutë, 31 sekonda e 547 të qindtat, me vetëm 23 të mijtat para pesë herë kampionit të Botës Hamilton, që është pesë herë fitues në Kinë, dhe një pikë prapa vozitësit tjetër të Mercedesit pas dy garash, transmeton KTV.

Ky ishte “pole-position” i shtatë në karrierë për finlandezin Bottas dhe i pari në Kinë, ku ekipi i tij Mercedesi i ka fituar pesë nga shtatë garat e fundit.

Sebastian Vettel ishte më i shpejti i ekipit të Ferrarit dhe u rendit i treti, dhe ishte vetëm 17 të mijtat e sekondës më i shpejtë se vozitësi tjetër i ekipit, i riu 21-vjeçar, Charles Leclerc.

Max Verstappen, me Red Bullin dhe Pierre Gasly, e morën vendin e pestë, respektivisht të gjashtin.

Kimi Raikkonen, ish-vozitës i Ferrarit dhe fitues i Botërorit në vitin 2007, për herë të parë dështoi të arrijë në fazën finale të kualifikimeve që prej vitit 2016 dhe do të nisë garën i 13-ti me Alfa Romeon.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme