Sport

Aguero dëshiron qëndrimin te City

Sergio Aguero ka tentuar të ndalë spekulimet për të ardhmen e tij duke insistuar se nuk dëshiron të largohet nga Manchester City.

Dyshimet për të ardhmen e tij te klubi anglez nisën kur Pep Guardiola preferonte Gabriel Jesusin para sulmuesit argjentinas.

Që prej lëndimit të brazilianit Aguero është rikthyer në formacion dhe tregoi formë të mirë ndaj Monacos duke realizuar dy gola.

“Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj në këtë klub. Gjithmonë kam thënë se në fund të sezonit nuk do të jetë vendimi im”, ka thënë 28-vjeçari për Eurosportin. “E vërteta është se klubi merret me këto gjëra dhe unë gjithmonë synoj qëndrimin”.