Sport

Kosova U21 siguron gjysmëfinalen në IHF Trophy

Descriptive Text

Kosova U21 në hendboll ka siguruar gjysmëfinalen në garën “IHF Trophy Intercontinental”.

Shpresat e Kosovës U21 lehtësisht triumfuan kundër Nigerisë, 34:21.

Kështu Kosova U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental ka kaluar prej vendit të parë në Grupin A. Taipei Kinez ka kaluar poashtu në gjysmëfinale nga grupi A, ndërsa Nigeria ka mbetur e treta në grup dhe do të luajë për plasman.

Në grupin B, SHBA ka dalë e para me 4 pikë. Paraguaji renditet i dyti me 2 pikë, ndërsa Australia e treta pa pikë.

Në gjysmëfinale, të shtunën, Kosova luan me Paraguajin (19:00), ndërsa SHBA takohet me Taipein Kinez.

Më poshtë mund ta ndiqni raportin e KTV-së për këtë ndeshje.