Sport

Deri në vitin 2025 Kina do të hapë 50 mijë akademi futbolli

Descriptive Text

Me qëllim që të realizojë rezultate në futboll dhe të arrijë qëllimin për t’u shndërruar në gjigant futbolli, Kina planifikon që deri në vitin 2025 të rrisë numrin e akademive futbollistike në 50 mijë.

Sipas informacioneve, numri i akademive speciale futbollistike deri në vitin 2020 duhej të rritet në rreth 20 mijë.

Siç transmetojnë mediat kineze, nënpresidenti i Federatës së Futbollit Wang Dengfeng deklaroi se çdo shkollë mesatarisht do të mund të trajnojë 1.000 lojtarë të rinj dhe në këtë mënyrë të realizojë planin e paralajmëruar i cili parasheh që në dekadën e ardhshme madje 50 milionë djem të fillojnë të merren me futboll, transmeton AA.

“Kjo është një mënyrë solide që të zgjedhim talentët e futbollit për ardhmërinë tonë. Përmirësimi i futbollit kinez nuk është më vetëm ëndërr”, tha Wang.