Sport

Real Madridi ia shet Unitedit Jamesin, merr De Gean

Real Madrid është gati ta shes James Rodriguez te Manchester United.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, drejtuesit e ‘Los Blancos’ kanë rënë dakord për ta shitur kolumbianin tek Unitedit, më kusht që ta blejnë David De Gean, raporton KosovaPress.

‘Gardiani’ spanjoll prej kohësh është cak i madrilenëve, derisa thuhet se James është i gatshëm të largohet, për shkak se ai nuk ia ka dal që këtë sezon të garave të jetë në formacionin bazë në skuadrën e Zinedine Zidane.

Besohet se Real Madridi është takuar me Unitedin para ndeshjes me Valencian, dhe duket se marrëveshja në parim është arritur.