Sport

Zyrtare: Armin Mujkiq nënshkruan me Llapin

Gjatë ditës së sotme me Llapin ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare e gjysmë edhe mbrojtësi i majtë, Armin Mujkiq, ka konfirmuar klubi kosovar përmes një postimi në Facebook.

Armin Mujkiq, 25 vjeç, i gjatë 1.90 m dhe i lindur më 10 mars 1994 në Bosnje Hercegovinë.

Llapi konfirmon se ai është mbrojtës i majtë dhe qendërmbrojtës. Ai ka luajtur për Mladost Kakanj, NK Visoko, Nybro dhe së fundi Tomorin e Beratit.

“I dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese nën fanellën bardhekaltër, Arminit!”, shkruan Llapi.