Tifozëve të Chelseat nuk iu është lejuar hyrja në stadium pasi kanë bërë thirrje raciste ndaj Salahit

Tifozëve të Chelseat nuk iu është lejuar hyrja në stadium pasi kanë bërë thirrje raciste ndaj Salahit

12 April 2019 16:14

Tre tifozë të Chelseat, nuk janë lejuar të hyjnë në stadiumin e Slavia Pragës, pas një videoje të publikuar duke bërë thirrje raciste, islamofobe, ndaj sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Në videon e bërë publike në rrjetet sociale, këta tifozë shihen duke kënduar “Salah është bombardues”, transmeton KTV.

Pas kësaj ka reaguar edhe skuadra e Liveproolit, duke kërkuar të dënohen këta tifozë.

“Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, ku tregohen thirrjet e liga e diskriminuese ndaj një lojtari tonë, është e rrezikshme dhe shqetësuese. Ne shpresojmë që autoritetet përkatëse do ta hetojnë këtë rast dhe do t’i dënojnë këta tifozë”, thuhet në komunikatën e Liverpoolit

Liverpool dhe Chelsea do të takohen të dielën në Anfield, në kuadër të Premierligës.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për të dyja skuadrat. Liverpooli do të kërkojë fitore për të mbajtur hapin për titull kampion, ndërsa “Blutë e Londrës” synojnë një pozitë që dërgon në Champions League.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme