Sport

Manchesteri më ofertë për Meunierin

Descriptive Text

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare ekipit nga Ligue 1, PSG për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Thomas Meunier ka njoftuar “Daily Mail” të premten.

Mësohet se Manchesteri ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Meunierit, i cili gjatë kësaj vere do të largohet nga ekipi francez.

Meunier këtë edicion ka pesë gola e shtatë asistime në 28 ndeshje për PSG-në, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2020, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka edhe 36 ndeshje për Belgjikën kurse karrierë ka bërë edhe te Brugge e Virtoni.

Krahas Manchesterit, interesim për Meunierin ka treguar edhe ekipi tjetër nga Anglia, Tottenhami.