Kur portieri feston para kohe

Kur portieri feston para kohe

11 April 2019 18:34

Një portier i ri i klubit afrikano-jugor Orlando Pirates është shndërruar në hit në internet me festimin e tij të parakohshëm gjatë turneut “Future Champs”.

Blake Franze kishte arritur të priste penaltinë e një prej futbollistëve të Spartak Moskës gjatë gjuajtjes së penaltive dhe menjëherë ishte ngritur në këmbë për të festuar.

Për pak sekonda gjatë festës, kur Franze ktheu kokën prapa kuptoi se kishte festuar para kohe. Topi pas pritjes nga Franze u kthye drejt golit duke lënë të shtangur Franzen dhe bashkëlojtarët e tij.

Pavarësisht kësaj, Pirates arriti të fitonte në penaltitë e ardhshme për të triumfuar në garë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme