Sport

Serena Williams në pritje të fëmijës së parë por nuk i ndalet sportit

Descriptive Text

Serena Williams sportiste në tenis, është duke pritur fëmijën e saj të parë, por edhe pse me vështirësi ajo thotë se nuk po e anashkalon tenisin.

“Shtatzënë apo jo, unë duhet të fitoja turneun e fundit që u mbajt, askujt nuk do t’i interesonte nëse kam dhembje apo energji”, ka thënë Serena, transmeton Koha.net.

Serena ka njoftuar për shtatzëninë e saj javën e kaluar, ndërkaq vazhdon t’i ketë shtatë tituj australian në tenis.

Para pak ditësh, Serena dha lajmin për shtatzëninë e saj me një fotografi të postuar në rrjetin e saj social “Instagram” por që morri kritika nga shumë njerëz duke i thënë se si shtatzënë ajo do të dështojë në botën e tenisit.

Në anën tjetër, ajo ka kthyet përgjigje duke thënë se shtatzënia nuk do ta ndal që ajo të korr edhe tutje suksese, madje nuk ka ndalur as trajnimet e përditshme.