Sport

Manchesteri favorit për Fernandesin

Descriptive Text

Mesfushori i Sportingut, Bruno Fernandes pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit për edicionin e ardhshëm.

E përditshmja portugeze "A Bola" ka njoftuar të enjten se Manchesteri është favorit për ta transferuar Fernandesin, pasi ka ofruar rreth 70 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij. Fernandes po shkëlqen këtë edicion te Sportingu dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Ai këtë edicion ka shënuar 27 gola dhe ka 15 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat. 24-vjeçari, ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023.

Ai në vitin 2017 është transferuar te Sportingu nga Sampdoria për dhjetë milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Udinese e Novara. Fernandes ka edhe një gol të shënuar në 11 paraqitje për Portugalinë.