Benatia thotë se mund të kthehet te Roma

Benatia thotë se mund të kthehet te Roma

11 April 2019 10:39

Mbrojtësi Medhi Benatia ka zbuluar se mund të kthehet një ditë te Roma, derisa ka treguar se ndoshta Allegri kishte problem me të.

Benatia u largua nga Juventusit në janar për t’u bashkuar me klubin nga Katari, Al-Duhail, pasi nuk ishte më në planet e Allegrit pas transferimit të Leonardo Bonuccit, transmeton Koha.net.

“Allegri është një trajner shumë i mirë nëse flisni për karrierën e tij. Asnjëherë s’kam pasur ndonjë problem me të, por ndoshta ai ka pasur ndonjë problem me mua. Ndoshta ka mundur të më fliste direkt me mua më shpesh”, është shprehur Benatia për Gazzetta dello Sport.

Tutje 31 vjeçari ka thënë se mund të rikthehet në Romë, pasi është një vend special për të.

“Rudi Garcia më kishte dhënë vetëbesim, ndonjëherë isha edhe përkthyes i tij. Ai më bëri kapiten pas dy gjigantëve Francesco Totti dhe Daniele De Rossi. Këto janë gjëra që nuk i harroj, si Olimpico. Kur hyni në atë stadium, me ata fansa, dëshironi të ‘pushtoni’ botën. Ata fansa meritojnë të fitojnë më shumë, dhe i kuptoj shumë mirë. Romanistët e vërtetë duan të fitojnë. Ndoshta (do të kthehem), Roma do të jetë gjithmonë një vend special për mua”, është shprehur Benatia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme