Sport

Atletico kërkon Diasin

Atletico Madridi po planifikon për rindërtim të skuadrës në verë dhe e sheh mbrojtësin e Benficas, Ruben Dias si përforcim ideal, raporton gazeta "Marca" të mërkurën.

Pasi që Diego Godin dhe Lucas Hernandez do të largohen në fund të stinorit, trajneri i Atleticos, Diego Simeone po kërkon përforcime në repartin defensiv, transmeton Koha Ditore.

Nëse transferohet Dias do të jetë vetëm një nga disa lojtarë që do të vijnë nga Portugalia te Atletico.

Po ashtu pritet të vijnë edhe dyshja e Portos, Hector Herrera e Alex Telles.