Sport

Ibrahimoviq tregon se cilët janë lojtarët që bëjnë diferencën tek Unitedi e Barça

Zlatan Ibrahimoviq i njeh mjaft mirë të dyja skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës sot në mbrëmje në “Old Trafford”.

Bomberi suedez ka reaguar nga Amerika duke bërë një koment për superndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës, ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, transmeton kp. 

“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, me dy ekipe të mëdha që do të luftojnë me njëri-tjetrin. Është shumë tërheqëse të shohësh këta lojtarë fantastikë në të dyja skuadrat. Mbetet për t’u parë cili është ekipi më i fortë”, tha Ibra. “Lionel Messi bën diferencën në çdo sfidë që luan dhe kjo nuk është më sekret. Te Manchester United mendoj se Pogba bën diferencën në atë skuadër dhe mendoj se do të jetë një betejë mes dy lojtarëve, edhe pse futbolli është një sport kolektiv dhe takimi është mes dy skuadrave. Por këta dy lojtarë do të bëjnë diferencën në fushë dhe kjo është shumë interesante”.

Takimi i sotëm nis në ora 21:00.