Sport

Shterpësia e Suarezit në Ligën e Kampionëve

Luis Suarez ka shumë histori në "Old Trafford".

Nga refuzimi i shtrëngimit të dorës me Patrice Evran deri te humbja në rikthimin e tij pas një suspendimi prej dhjetë ndeshjeve për kafshim të Branislav Ivanoviqit, ky stadium ka qenë skenë e disa prej momenteve më famëkeqe në karrierën e sulmuesit.

Si rrjedhojë, kur Suarez të kthehet të mërkurën mbrëma me Barcelonën në "Old Trafford", tifozët e Manchester Unitedit do të sigurohen t'i japin një pritje të ftohtë dhe t'i kujtojnë atij se çfarë ka lënë prapa kur u largua nga Liverpooli pesë vjet më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Sulmuesi uruguaian rregullisht flet për mënyrën se si është portretizuar dhe trajtuar në Angli. Madje i ka thënë "beIN Sportsit" se ai ishte larguar pasi ishte lodhur nga mediumet britanike.

Por, derisa statistikat e dobëta në Ligën e Kampionëve vazhdojnë të rëndojnë mbi të, ndoshta atmosfera armiqësore do të jetë pikërisht ajo që i duhet për të rigjetur veten në këtë garë.

Në kampionatin vendor, forma e Suarezit nuk është ndonjë problem - me përjashtim për mbrojtësit kundërshtarë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)