Sport

Maradona dënohet sepse ia dedikoi fitoren Maduros

Diego Maradona është gjobitur pasi ia ka dedikuar një fitore të ekipit të tij meksikan presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Legjenda argjentinase, që është trajner i Dorados De Sinaloa, ia dedikoi fitoren 3 me 2 ndaj Tampico Maderos Maduros në një konferencë për media në fund të muajit të shkuar, raporton Reuters.

Tani Federata e Futbollit e Meksikës ka bërë të ditur se Maradona është gjobitur për një shumë të papublikuar për shkelje të kodit të etikës për neutralitet politik, transmeton Koha.net.

Maratona kishte thënë se po ia dedikon fitoren Maduros dhe venezuelasve që janë në krizë ekonomike. Ai po ashtu kishte kritikuar presidentin amerikan Donald Trump.