Wenger: Nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin

Wenger: Nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin

30 April 2017 21:32

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk e krahason ekipin e tij me Tottenhamin.

“Topçinjtë” pësuan 2 me 0 nga Tottenhami dhe ky ekip do të përfundojë në tabelë mbi Arsenalin për herë të parë në 20-vjetët e fundit.

“Urime, por kur e nisim garën nuk e kemi synim që të jemi mbi Spurs – është që të luftojmë për titull. Në 20 vjet kjo ka ndodhur njëherë. Matematikisht duhet të ndodhë. Nuk jemi të lumtur, por nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin – e krahasojmë veten me atë që duam të jemi”, ka thënë francezi për Sky Sports News.

Rezultati e lë Arsenalin në pozitën e gjashtë të Premier Ligës, me gjashtë pikë prapa pozitës që çojnë në Ligën e Kampionëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme