Reja pritet të marrë drejtimin e Shqipërisë

Reja pritet të marrë drejtimin e Shqipërisë

09 April 2019 08:41

Trajneri italian Edoardo “Edy” Reja pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë në futboll.

Kështu të paktën kanë raportuar të hënën mediume të ndryshme në Itali.

Madje në Itali është raportuar se marrëveshja e FSHF-së me trajnerin Reja është arritur tashmë.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i saj. FSHF-ja ka shkarkuar kohë më parë italianin Christian Panucci nga posti i përzgjedhësit, për shkak të krizës së madhe të kombëtares.

Kandidatë për postin e përzgjedhësit ishin edhe Besnik Hasi, Alberto Zacheroni, Roberto Donadoni e disa të tjerë. Reja 73-vjeçar ka karrierë shumë të gjatë si trajner. Së fundi ka drejtuar Atalantan, në vitin 2016.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme