Sport

Për Barcelonën, “tripleta” duket e arritshme

Foto: Reuters

Për Barcelonën, tri eliminime rresht në Ligën e Kampionëve do të thonë shumë.

Skuadra katalonjase ka qenë dominuese në kampionatin vendor, duke fituar shtatë tituj në La Liga në dhjetë vjetët e fundit dhe katër herë rresht Kupën e Spanjës. Por Barça disi ka pasur telashe në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, pasi e fitoi katër herë në një dekadë, nga 2006-a deri më 2015.

Ndeshjen e radhës skuadra do ta ketë në "Old Trafford", të mërkurën, ku do të ndeshet me Manchester Unitedin në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Barcelona po ashtu do të luajë në finale të Kupës së Spanjës në maj dhe po i afrohet mbrojtjes së titullit në La Liga, pasi të shtunën mposhti përcjellësen e parë Atletico Madridin duke rritur epërsinë në 11 pikë në krye, ndërsa deri në fund kanë mbetur shtatë xhiro.

"Ne duhet të provojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet tona deri në fund të stinorit, por tash jemi të përqendruar në Ligën e Kampionëve. Kemi ndeshje shumë të rëndësishme para nesh", ka deklaruar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)