Sport

Seniorët në kërkim të fitores së parë, juniorët të kualifikimit në botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është thuajse pa gjasa për t'u kualifikuar në kampionatin evropian të vitit 2020.

Kosova ka humbur thellë ndeshjet me Gjermaninë e Poloninë - favoritët e grupit 1 të raundit të dytë kualifikues - dhe tani luan dy takime me Izraelin, shkruan Koha Ditore.

Synim i Kosovës është fitorja ndaj Izraelit në ndeshjen në Prishtinë, që zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përfaqësuesja e hendbollit është në pritje të fitores së parë në kualifikime të rregullta, për evropian apo botëror.

Por nga hendbolli mund të dalë edhe përfaqësuesja e parë kosovare që siguron pjesëmarrjen në një kampionat botëror, në sporte ekipore. Bëhet fjalë për përfaqësuesen juniore (U-21) që përmes një rruge alternative mund të sigurojë këtë javë kualifikimin në kampionatin botëror të juniorëve, që mbahet në Spanjë gjatë muajit korrik. Kosova U-21 duhet të fitojë fazën ndërkontinentale të garës IHF Trophy për të siguruar paraqitjen në botëror. Ende asnjë përfaqësuese e Kosovës në sportet ekipore nuk është paraqitur në ngjarjen më të madhe. Faza ndërkontinentale e garës IHF Trophy organizohet në Prishtinë prej së mërkurës deri të dielën. Organizohet edhe për grupmoshën U-19, por kjo grupmoshë nuk e ka mundësinë të sigurojë botërorin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)