Sport

Atletico kërkon Icardin

Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, argjentinasin Mauro Icardi, ka njoftuar të hënën gazeta spanjolle "AS".

Te Atletico e shohin Icardin si përforcim të duhur për edicionin e shkuar, pasi 25-vjeçari do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere.

Gjithashtu, Icardi tek Atletico do të zëvendësojë Diego Costan që pritet të vazhdojë karrierën në Superligën e Kinës, transmeton Koha Ditore.

Icardi ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2021 kurse këtë edicion ka shënuar 16 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Ai te skuadra e Interit është transferuar në vitin 2013 nga Sampdoria për 13 milionë euro. Icardi ka edhe tetë paraqitje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Argjentinës.