Sport

Sterlingu thotë se lojtarët s’duhet të lënë fushën nëse dëgjojnë fyerje raciste

Descriptive Text

Anësori anglez, Raheem Sterling, ka thënë se lojtarët s’duhet të largohen nga fusha nëse ka abuzim racor nga shikuesit sepse “nëse ikni ata fitojnë”.

24-vjeçari ishte një nga lojtarët anglezë që reaguan pas fyerjeve racore drejt tyre gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 me Malin e Zi.

Ai u përgjigj duke vendosur duart pas veshëve pasi shënoi gol në fitoren 5 me 1.

“Personalisht s’pajtohem me largimin nga fusha”, ka thënë ylli i Manchester Cityt. “Të fitosh ndeshjen iu dhemb më shumë. Ata vetëm përpiqen të ju ulin juve. Nëse ju dilni, ata fitojnë. Të shënosh ose fitosh do të ishte më mirë”.

Sterling kishte kritikuar malaziasit pas fyerjeve ndërsa Anglia ishte ankuar në UEFA duke kërkuar dënimin e Malit të Zi për racizëm. UEFA tashmë ka hapur rastin.