Sport

Feronikeli e Prishtina fitojnë si mysafirë për të vazhduar garën për titull

Feronikeli dhe Prishtina, dy ekipet e para në tabelën e Superligës, kanë vazhduar garën për titull duke fituar si mysafire në kuadër të xhiros së 26-të.

Lideri Feronikeli ka mposhtur Lirinë 0 me 4, me dy gola të Kastriot Rexhës dhe nga një të Mevlan Zekës e Albert Dabiqajt.

Në anën tjetër, Prishtina fitoi 0 me 2 ndaj Ferizajt. Meriton Korenica dhe Armend Thaqi.

Feronikeli mbetet lider me 62 pikë të tubuara deri tash, tri më shumë se Prishtina. Në vend të tretë është Llapi me 57 pikë. Ferizaj e Liria duket se do të luftojnë deri në fund për një vend në barazh.

Image