Sport

Dortmundi favorit për të transferuar Hazardin

Thorgan Hazard pritet të largohet nga Borussia Moenchengladbachu në verë, ndërsa Borussia Dortmundi vlerësohet favorit për të transferuar atë, raporton “DH” të hënën.

Moenchengladbachu preferon të shes futbollistin te Liverpooli, pasi skuadra angleze është e gatshme të paguajë më tepër për belgun Hazard, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, vet Thorgan Hazard preferon të transferohet te Dortmundi, pasi vlerëson se atje do të ketë hapësirë më të madhe. Thorgan Hazard është vëllai i yllit të Chelseat, Eden Hazard.