Sport

Coutinho dëshiron të mbetet te Barcelona

Foto: Reuters

Philippe Coutinho ka hedhur poshtë mundësinë për t’u rikthyer në Premierligë.

Mesfushori brazilian që nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te katalunaist ka bërë të ditur se është i lumtur në “Camp Nou”.

“Jam i përqendruar te Barcelona. Kthimi në Angli nuk bën pjesë në planet e mia. Ky është sezoni i dyti i imi këtu. Kam fituar tituj, por gjithmonë jam lojtar ambicioz dhe kërkues. Prandaj, dua shumë e më shumë”, deklaroi Coutinho, transmeton KTV.

Braziliani këtë sezon, me Barcelonën në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka pesë asistime.