Sport

Tottenhami fiton derbin ndaj Arsenalit, mban gjallë ëndrrën për titull

Tottenhami ka fituar 2 me 0 në derbin e Londrës së veriut ndaj Arsenalit.

Ekipi i Mauricio Pochettinos fitoi falë dy golave të shpejtë nga Dele Alli dhe Harry Kane në minutat 55 dhe 58.

Në tabelë, Tottenhami ka 77 pikë, katër më pak se Chelsea që është lider teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Arsenali mbetet i gjashti me 60 pikë, pesë më pak se Manchester Unitedi që është i pesti dhe gjashtë më pak se City e Liverpooli që zënë pozitat tre dhe katër. “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.