Tovërlani falënderon Feronikelin

Tovërlani falënderon Feronikelin

30 April 2017 18:55

Ish-trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka falënderuar ish-skuadrën Feronikeli pas largimit nga ky klub.

Tovërlani i ka uruar fat kampionit aktual dhe ka thënë se ka pasur periudhë fantastike me klubin.

Ai ka shprehur bindjen se Feronikeli do të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me KF. Feronikelin dua të falënderoj të gjithë me të cilët bashkëpunova pa dallim. Kalova një periudhë fantastike me njerëz konstruktiv dhe të fjalës. Pa e ekzagjeruar shume, jam mirënjohës dhe krenar që udhëhoqa Feronikelin për 17 muaj. Ndarja ishte miqësore dhe në interes të dyanshëm. Nganjëherë ndarjet janë të mira sepse kryesit e klubeve mund të binden se me cilët trajner kane pasur pune por edhe trajnerët të jenë tregojnë se me cilat kryesi kanë pasur të bëjnë. Jam munduar të jap më të mirën për klubin por jo gjithmonë gjërat shkojnë siq duhet. Për këtë mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm por unë besoj fuqishëm që Nikli këtë verë do të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare sepse vërtet e meriton. Miqësia dhe shoqëria qe kam krijuar me njerëz të klubit Feronikeli nuk matet me asgjë. Sinqerisht i falënderoj dhe ju dëshiroj suksese në të ardhmen. Forza Nikli”, ka shkruar ai në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme