Sport

Sorra sfidon titullin e parë në boks profesionist

Descriptive Text

Boksieri shqiptar Albi Sorra do të sfidojë titullin e tij të parë në boksin profesionist.

Sorra 29-vjeçar më 20 prill në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj do të përballet me çekun David Bauza, për titullin UBC.

Për Albi Sorran është meçi i parë në 12 raunde. Ai ka fituar pesë meçet e deritashme në boksin profesionist.

Kundërshtari i tij Bauza ka gjashtë fitore, shtatë humbje e tri barazime. Meçi do të jetë në kategorinë e mesme.

Mbrëmja në Ferizaj organizohet nga promotori Disarjot Gashi.

Do të ketë edhe një meç tjetër për titull UBC në peshën kruzer mes kroatit Andrija Petriq dhe hungarezit Tamas Virag. Ndërsa do të boksojë edhe boksieri i peshës së rëndë Habib Vuqitërna.