Sport

Brenda artit të sportit të njohur si bobsleigh

Çfarë i duhet një sportisti për të pasur sukses në sportin e rrëshqitjes me sajë, të njohur si bobsleigh? 

Në këtë sport piloti drejton sajën në shpejtësi marramendëse mes mureve të akullta në pistë, ndërsa kolegët që e shtyjnë sajën përdorin aq shpejtësi sa mundin për të vënë sajën në lëvizje, para se të ulen sa më poshtë të jetë e mundur për të reduktuar rezistencën e ajrit. 

Një njeri që mund të përgjigjet në këtë më mirë se çdokush tjetër, është gjermani Francesco Friedrich, që shkatërroi konkurrencën në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në Pyeongchang dhe vazhdoi me suksese edhe në stinorin vijues, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka vazhduar me ritmin impresiv, pasi fitoi të dy të artat olimpike në Pyeongchang.

 Pos që në këtë edicion ka fituar tetë gara rresht në Kupën e Botës në bobsleigh në konkurrencë me dy garues, nga gara në Sigulda të Letonisë më 8 dhjetor të vitit të kaluar e deri në Calgary të Kanadasë më 23 shkurt të këtij viti, piloti gjerman po ashtu fitoi edhe katër gara në konkurrencën me katër garues dhe zuri vend në podium shtatë herë për të mbyllur stinorin në vend të parë në të dyja konkurrencat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)