Prishtina mposht Besën në Pejë, del në pozitën e dytë

Prishtina mposht Besën në Pejë, del në pozitën e dytë

30 April 2017 17:02

Prishtina e ka mposhtur Besën e Pejës, midis ‘Shahin Haxhiislamit’, me rezultat 1-2, të dielën në derbin e javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit arkëtuan tri pikë të mëdha nga ky udhëtim, duke u rikthyer në pozitën e dytë dhe duke shpresuar akoma në garën për kreun e tabelës.

Khalid është njeriu i kësaj ndeshje, duke shënuar dygolësh në minutën e 7-të dhe 28-të, kurse, golin e vetëm për pejanët e realizoi Kastriot Rexha në minutën e 86-të. Kryeqytetasit në këtë takim nga minuta e 51-të luajtën më një lojtarë me pak pasi u ‘skuq’ Liridon Leci, derisa në minutat e lojës shtesë, mysafirët mbeten edhe pa mbrojtësin Armend Dallku, i cili u largua nga loja me karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 60 pikë, tetë më pak se liderja e tabelës, Trepça ’89, kurse, Besa mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.

Ndërkohë, derbi i skuadrave te rrezikuara mes Dritës dhe Ferizajt, i ka takuar gjilanasve të cilët fituan me rezultat 2-1.

Haliti në minutën e 43-të realizon për gjilanasit, kurse, mysafirët në lojë i riktheu Ristovski në minutën e 58-të. Fitoren e madh gjilanasve ua siguroi Përparim Livoreka, duke shënuar gol në minutën e 65-të.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitët në pozitën e nëntë me 25 pikë, një më shumë së Ferizaj që tani bie në pozitën e dhjetë.

Ndërkohë, Trepça e cila është ç’regjistruar nga elita e futbollit, e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 2-1.

Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi me ane të Ukës në minutën e 39-të, ndërkaq për ‘xehetarët’ shënoi Zaberxha në minutën e 56-të, derisa Ergyn Ahmeti në minutën e 77-të shënoi golin e fitores për mitrovicasit.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme