Sport

Milani ndalet në barazim nga Crotone

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim me Crotonen në xhiron e 34-të në Serie A.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 1 me 1. Trotta dhe Paletta shënuan golat për dy ekipet.

Milani, që nuk ka shijuar fitore që tri ndeshje, është i gjashti me 59 pikë, pesë më pak se Atalanta.

Crotone vazhdon garën për mbijetesë. Ky klub tani ka 25 pikë në pozitën e 18-të, katër më pak se Empoli.