Sport

Barcelona nxjerr në shitje tre lojtarë

Skuadra e Barcelonës ka vendosur që në fund të këtij edicioni të nxjerrë në shitje tre futbollistë prej të cilëve synon të arkëtojë 300 milionë euro.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Samuel Umtiti dhe mesfushorët Ivan Rakitiq e Philippe Coutinho, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde, ka njoftuar të enjten "ESPN".

Nëpërmjet shitjes së tyre, Barça dëshiron të sigurojë para për blerjet e reja, të cilat i synon në fund të këtij edicioni: Matthijs De Ligt e Luka Joviq.

Ndërkohë, të ardhmen e sigurt te Barcelona nuk e kanë as Ousmane Dembele, Arturo Vidal, Arthur Melo, Nelson Semedo e Malcolm.

Aktualisht, Barcelona prin në La Liga me 70 pikë të tubuara dhe është në rrugë të mbarë për të fituar titullin. Gjithashtu, është në garë edhe për Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve.