Sport

Hospitalizohet Pele

Legjenda braziliane, Pele aktualisht është në Francë.

Pele është shtruar me urgjencë në një spital të Parisit.

Legjenda e Brazilit ka pasur një takim me talentin francez Kylian Mbappe, gjatë ditës së djeshme, kurse në mbrëmje gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, transmeton kp.

78-vjeçari ka pasur ethe të forta dhe mjekët kanë vendosur ta mbajnë për pak orë në spital, kurse më pas gjendja e tij është stabilizuar.

Pele ka kohë që nuk po merr pjesë nëpër ngjarje sportive, për shkak të problemeve që ka pasur me shëndet.