Kovaçiqi dëshiron të qëndroj te Chelsea, pavarësisht interesimit të Zidaneit për të

Kovaçiqi dëshiron të qëndroj te Chelsea, pavarësisht interesimit të Zidaneit për të

03 April 2019 15:17

Mateo Kovaçiqi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, por lojtari beson se e dëshiron qëndrimin në Chelsea, edhe pas interesimit të Zinedine Zidaneit për rikthimin e tij në Real Madrid.

Ylli i huazuar nuk e ka vendin e sigurt të titullarit te “Blutë e Londrës” dhe kjo çështje duhet të zgjidhet para se kroati të nënshkruajë kontratë përfundimtare me ekipin londinez, transmeton KTV.

Ish-mesfushori i Interit është paraqitur në 41 ndeshje dhe ende nuk ka shënuar për ekipin nga “Stamford Bridge”, qëkur u transferua nga Real Madridi në verë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme