Sport

Interi kërkon Benzeman për Icardin

Descriptive Text

Ekipi i Interit është i gatshëm të sakrifikojë sulmuesin Mauro Icardin për të transferuar në fund të këtij edicioni, francezin Karim Benzema nga Real Madridi.

“Don Balon” ka njoftuar të martën se Interi tashmë ka kontaktuar Realin, duke i propozuar shkëmbimin e sulmuesëve, transmeton Koha Ditore.

Icardi pritet të largohet nga Interi në fund të këtij edicioni për shkak të raporteve të këqija me zyrtarët e klubit derisa ekipi italian e sheh Benzeman si zëvendësim të duhur për argjentinasin.

Icardi 26-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2021 dhe këtë edicion ka shënuar 15 gola. Edhe Benzema 31-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin 2021 ndërsa deri më tani ka realizuar 23 gola.