Sport

Pogba i lumtur te Manchester Unitedi

Foto: Reuters

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole-Gunnar Solskjaer, ka insistuar se mesfushori Paul Pogba nuk do të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni, përcjellë BBC të hënën.

Solskjaer ka thënë se Pogba është shumë i lumtur tek ekipi anglez dhe për këtë arsye mesfushori 26-vjeçar do të refuzojë kalimin te Real Madridi apo Juventusi, skuadra që po përmenden javët e fundit.

“Paul është i lumtur këtu dhe po luan shumë mirë. Ai do të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit tonë edhe edicionin e ardhshëm. Kjo edhe është arsyeja që ai nuk do të largohet nga Manchester Unitedi”, ka thënë Solskjaer.

Pogba ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021, kurse këtë edicion ka 14 gola e 11 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat.