Sport

Frankfurti po përjeton stinor përrallor

Descriptive Text

Javët me futboll spektakolar ofensiv nga Eintracht Frankfurti kanë bërë që skuadrat tjera të Bundesligës të marrin shënime.

Klubi po shijon stinorin më të mirë në Bundesligë, ka arritur në çerekfinale të Ligës së Evropës dhe është duke iu afruar kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

"Mund të na quani tash top-skuadër", ka thënë trajneri i Frankfurtit, Adi Huetter, skuadra e të cilit nuk ka pësuar humbje në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar pesë fitore rresht në Bundesligë, duke barazuar rekordin e klubit.

Eintracht Frankfurti kurrë më herët nuk ka mbledhur 49 pikë pas 27 xhirove. Do të përballet me Benfican në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas fitoreve ndaj Interit dhe Shakhtar Donetzkut dhe vendosi rekord gjerman prej gjashtë fitoreve nga gjashtë ndeshje në fazën e grupeve.

Njolla e vetme në stinorin debutues të Huetterit ishte eliminimi në rrethin e parë të Kupës së Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së katërt, Ulm. Eintracht Frankfurti ishte fitues i kupës i stinorit të kaluar, pasi në finale kishte befasuar Bayern Muenchenin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)