Sport

Bayerni kthen sytë nga Ziyechi

Bayern Muncheni është duke menduar të bëjë ofertë në verë për të transferuar mesfushorin ofensiv të Ajaxit, Hakim Ziyech, raporton "Sport" të hënën.

Gjiganti gjerman fillimisht kishte menduar të futet në garë për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, mirëpo ka hequr dorë nga ai pas transferimit të Lucas Hernandezit nga Atletico Madridi.

Kështu që ka kthyer sytë te marokeni Ziyech.

Ziyech 26-vjeçar këtë stinor ka shënuar 18 gola dhe asistuar 17 tjerë në 38 ndeshje në të gjitha garat me Ajaxin.