Sport

Abrashi me Freiburgun ndal Bayernin

Foto: Getty Images

Amir Abrashi me Freiburgun ka ndalur në barazim Bayern Muenchenin, duke e rrëzuar kështu nga pozita e parë në Bundesligë.

Freiburgu luajti 1:1 në shtëpi ndaj Bayernit të shtunën në xhiron e 27-të të Bundesligës gjermane. Ne barazimin Bayerni ka rënë në pozitën e dytë me 61 pikë, dy më pak se Borussia Dortmundi që është ngjitur në krye, shkruan sot “Koha Ditore”.

Abrashi luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Të shtunën për Wolfsburgun luajti 81 minuta Admir Mehmedi, në humbjen 2:0 të pësuar në udhëtim ndaj Dortmundit.

Elvis Rexhbeçaj ishte në stol te Wolfsburgu. Ndërkohë të dielën Florent Muslija u aktivizua nga minuta e 46-të në humbjen 1:0, që Hannoveri e pësoi në shtëpi nga Schalke.